Fillon Java e Filmit të Maqedonisë në Prishtinë

Fillon Java e Filmit të Maqedonisë në Prishtinë

10:14, 29/11/2019

Kosovafilmi në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë, do të organizojë të hënën me 2 dhjetor 2019, në Prishtinë “Javën e Filmit të Maqedonisë”. Filmi i parë do të shfaqet në orën  20:00 në kinemanë ABC. Shikuesve të kryeqytetit do t’u prezantohet aktori i njohur Meto Jovanovski, që interpreton rolin kryesor në filmin e mbrëmjes dhe drejtori i Kinotekës së Maqedonisë Vladimir Angelov, raporton "Syri.net".   

Ndërkaq, në programin e paradites Kosovafilmi në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjise së filmit, do të organizojnë debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, (interpreton rolin kryesor në filmin “Gëzuar Vitin i Ri 49”) , me drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe me drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.

Debati do të zhvillohet në sallen e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit, nga ora 12:00h.

“Java e Filmit maqedonas” do të vijoj sipas programit.

Në Kinemanë ABC- Prishtinë me 02.12.2019 në ora: 20:00, filmi: Gëzuar viti49 (?????? ???? 49) me regji: Stole Popov,
Viti: 1986, 2 h e 5 minuta.

Me 03.12.2019 në ora: 20:00 jepet filmi Para shiut (???? ??????) me regji: Milcho Manchevski i vitir 1994 që është 
1 orë e 53 minuta.

Me 04.12.2019, ora: 20:00, filmi: Shëruesi (?????????), regjia: Gjorce Stavreski, viti: 2017, 1h 38min.

Me 06.12.2019, ora: 20:00, filmi: Natë mjalti (?????? ???), regjia: Ivo Trajkov, viti: 2015, 1h 29min

Me 07.12.2019, ora: 20:00, filmi: Zoti ekziston, emri i saj është Petrunya (??? ??????, ????????? ??? ? ?????????), regjia: Teona Strugar Mitevska, viti: 2019, 1h 40min.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco