Organizohen artistët dhe biznesmenët e Maqedonisë, Shqipëria ka nevojë për ne tani

Organizohen artistët dhe biznesmenët e Maqedonisë, Shqipëria ka nevojë për ne tani

14:00, 28/11/2019

Dhjetëra artistë dhe biznesmenë, nën moton #PrayForAlbania u mblodhën sot në Shkup për të dhënë ndihma të cilat për destinancion kanë Shqipërinë dhe njerëzit e prekur nga tërmeti,raporton "Syri.net Kosova"

Ata njëkohësisht bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të solidarizohen me ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe të kontribuojnë për personat e prekur nga tërmeti tragjik.

Me organizimin dhe mbledhjen e mjeteve do të merret Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut. Drejtori i këtij institucioni, Sait Saiti tha se tash më janë nisur disa mjete nga Maqedonia për në Shqipëri. Megjithatë, sipas tij ajo për të cilën tani Shqipëria ka nevojë janë mjetet financiare, me qëllim, rimëkëmbjen sa më të shpejtë të zonave të dëmtuara.

Sait Saiti, Drejtor i Kryqit të Kuq të Maqedonisë

Ai tha se periudha në vazhdim do të jetë më e vështirë, në kuptim të asaj që do të duhen më shumë mjete financiare për rindërtimin e banesave dhe shtëpive, si dhe sajimin e të dëmeve të mëdha materiale që ka shkaktuar tërmeti në Shqipëri.

Mes të pranishmëve ishin artistët: Ajtuna Sejdiu (Tuna), Bejsana Kasami (Big Mama), Mimoza Shkodra, Lori, Fifi, Adnan Daci dhe shumë të tjerë. Si një nga iniciatorët ishte edhe biznesmeni i njohur Enver Maliqi, ndërsa fjalë rasti iu dha edhe kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Nebi Hoxha, i cili njoftoi që bashkë me biznesmenët shqiptarë kanë arritur të mbledhin mbi 100 mijë euro, mjete këta për të cilat ai u zotua se do përfundojnë në duart e nevojtarëve në Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco