'Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni'/ Aktori kosovar përlot me poezinë e tij për tërmetin

'Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni'/ Aktori kosovar përlot me poezinë e tij për tërmetin

21:39, 26/11/2019

Aktori i njohur, Çun Lajçi i ka kushtuar një poezi tërmetit të tmerrshëm, që përjetuan shqiptarët mëngjesin e sotëm.

Ai shkruan ndër të tjera se, "kur dridhet Shqipëria, nuk ka gjumë për Kosovën".

“Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, lexohet në vargjet e tij.

POEZIA:

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

Image

Deri tani, tërmeti me magnitudë 6,4 ballë ka lënë pas 22 viktima dhe mbi 650 të plagosur, 9 prej të cilëve në gjendje më të rëndë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco