'Po kërkove bukën, të japin urinë'/ Poezia lapidare e klerikut tiranas për komunistët

'Po kërkove bukën, të japin urinë'/ Poezia lapidare e klerikut tiranas për komunistët

20:01, 23/11/2019

Hafiz Ibrahim Dalliu, kleriku patriot tiranas, që ia dedikoi jetën atdhedashurisë dhe dijes, punoi gjithë jetën për të vërtetën, me dëshirën për t’a nxjerrë në dritë një popull që në shumë etapa të historisë kishte mbetur në errësisë.

Dhe më në fund, për errësirën që sollën komunistët, Hafiz Ibrahim Dalliu shkroi këto vargje lapidare.

"Komunistët

Po kërkove bukën, të japin urinë,
Po kërkove jetën, të japin batërdinë,
Po kërkove nderin, të japin llaftarinë,
Po kërkove shokun, të japin pabesinë,
Po kërkove besën, të japin tradhëtinë,
Po kërkove mëshirën, të japin gjakësinë,
Po kërkove njeriun, të japin kafshërinë,
Po të jesh shenjtor, të bashkojnë me qenërinë,
Po kërkove dritën, të japin errësirën,
Po deshe shijen, të japin të vështirën,
Po kërkove fenë, të japin mundimin,
Po kërkove dhimbjen, të japin acarimin,
Po të duash paqen, të bashkojne me krimin,
Po të duash familjen, të japin burgimin,
Po kërkove kërkove Zotin, të japin të paudhin".

Për veprimtarinë e tij patriotike ai ka vuajtur shumë nëpër burgje. Nga Manastiri në Selanik dhe në fund, në pleqëri, e burgosi edhe “Nëna Parti”.

Nga pasojat e burgut ndërroi jetë në Tiranë, në vitin 1951, në moshën 73-vjeçare, por në sajë të veprave mbeti figurë e shquar fetare, letrare, atdhetare. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco