Reportazhi i gazetarit në1936: 'Gjithë botës t’i dalësh zbuluar, vetëm mua më dil e mbuluar!'

Reportazhi i gazetarit në1936: 'Gjithë botës t’i dalësh zbuluar, vetëm mua më dil e mbuluar!'

09:10, 23/11/2019

Gjergj Bubani është një gazetar i njohur i viteve ’20-’30 në Shqipëri. Pas një veprimtarie të dendur publicistike në Rumani, ai rikthehet në vitet ’30 në Shqipëri duke u aktivizuar në shtypin e Tiranës e duke mbajtur edhe detyrën e drejtorit të parë të Radio Tiranës. Në shkrimet e tij, ai lëvron gjerësisht në fushën e satirës. Dy prej tyre në vijim: 

Tiranë-Shkodër

“Maksusia” ecën me vitezë (shpejtësi) të plotë dhe udha shkurtohet gjithmonë. Më të djathtë, majë një kodrine, një grumbull i bukur shtëpiash. Në fund, malet masive.

Një grua, nuse e re, me një foshnje në krah dhe një sëpatë në krahun tjetër traverson (kapërcen) xhadenë. Veshur me petka kombëtare dhe me fytyrë të zbuluar, të bukur, e bardhë, e kuqe dhe plot shëndet, shkon për dru në pyll.

Kjo duhet të jetë shqiptarja e vërtetë, shqiptarja nga e cila ky komb pret rigjenerimin e tij. As nga pamja, asnga veshja, as nga ecja kjo sorkadhe s’ka kurrgjë të përbashkët me gratë e qyteteve tona dhe sidomos me ato që hasim në Tiranë, Shkodër, Elbasan e gjetkë, të veshura si goxhomela për të trembur galat.

Malësorja nuk mbulohet, nuk është mbuluar kurrë. Mbulimi i grave është një zakon i huaj. Na e kanë prurë turqit. Sot turqit e lanë këtë adet por ne vazhdojmë ta ruajme. Dhe do ta ruajmë për shumë kohë, se është provuar që jemi kokëfortë në prapanikërinë tonë.

Vetëm mua me dil mbuluar

Por, kështu siç ia nisëm, reportazhi po bëhet me të vërtetë banal.

Hajt t’i japim pak ngjyrë shakaje.

Fjalën e kemi te mbulimi i grave. Shumë vjet më parë, një miku im liberal u martua kundër dëshirës së tij, me gruan që i zgjodhën prindërit. Mundet t ëish dhe jo aq e shëmtuar e gjora, por mikur s’ia mbushi dot syrin.

Disa ditë pas martesës, gruaja që ishte rritur me zakonet e qyteteve shqiptare, e mbyllur në kafaz dhe e mbuluar me çarçaf, e pyet të shoqin se kujt t’i dalë zbuluar e kujt jo.

Dhe ai-një shpuzak i rritur nëpër sallonet e Europës-pa një pa dy, i thotë:

–Gjithë botës t’i dalësh zbuluar, vetëm mua me dil e mbuluar!

/Marrë shkurtime nga Scan.TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco