Promovimi i

Promovimi i "Trilogjisë gjermane" në Gjakovë

16:27, 22/11/2019

Në ambientet e Bibliotekës së qytetit në Gjakovë u bë përurimi i "Trilogjisë gjermane" të shkrimtarit Jusuf Buxhovi. Autori, promovimin e veprës e shfrytëzoi për një bashkëbisedim me shkrimtarët dhe intelektualët rreth temës "Shekulli i mbrapsht shqiptar", që është bosht tematik i kësaj vepre.

Sipas autorit, marrja letrare me një problematikë të tillë ka pasë për qëllim nxjerrjen në pah të një absurditeti historik që ka përcjellë shtetndërtimin shqiptar nga 1912 deri te ndëryrja e NATOT-s e vitit 1999, kur edhe u krijuan rrethanat për shtetin e dytë shqiptat në Ballkan - Kosovën, me ç'rast ky zhvillim është përcjellë me kundërshtimin, por edhe luftën shtetit shqiptar nëpërmes vëllavrasjeve dhe veprimeve të tjera të papërgjegjshme me pasoja tragjike. Në njërën anë neotomanizmi dhe në tjetrën anë ideologjia komuniste kanë qenë faktorët që kanë deyterminuar shekullin e mbrapsht shqiptar theksoi Buxhovi.Kjo anatemë, në njëfarë dore, ka vazhduar të përcjell edhe shtetin e Kosovës, i cili, prej vitesh nuk po ia del të stabilizohet, nga parteriteti i faktorit ndërkombëtarë me forcat e caktura politike me pedigre kriminale, që shtetin e kanë kthyer në plaçkë, duke rrënuar kështu të gjitha shtyllat e sistemit të vlerave (arsimin,kulturën, shëndetësinë) ekonominë dhe të tjerat.

Në këto rrethana, autori tha se kërkohet një ndergjegjësim i përgjithshëm drejt një ndryshimi rrënjësor, i cili nuk është i mundur pa angazhimin e drejtpëdrejtë të intelektualëve, shumë prej të cilëve, për përfitime të ndyshme, kanë hyrë në sherbim të kësaj politike rrënuese.

Në fund, kryetari i shoqatës së intelektualëve të Gjakovës, Ruzhdi Sefa, doli me propozimin që të ndalohet fushata linçuese ndaj Buxhovi, që po zhvillohet kohëve të fundit nga çarqet e caktuara politike dhe shtetërore, me rastin e qëndrimeve të tij kritike, propozim që u pranua unanimisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco