‘Aperi Fest’, zbulohet supriza e Festivalit të Këngës në RTSH

‘Aperi Fest’, zbulohet supriza e Festivalit të Këngës në RTSH

15:13, 22/11/2019

Festivali i Këngës në RTSH vjen me risi këtë vit dhe një prej tyre do jetë "Aperi Fest", që ndodh për herë të parë në historinë e organizimit të këtij festivali.

"Revista Class" bën të ditur se në fillim të muajit të ardhshëm nis transmetimi në Radio Televizionin Shqiptar dhe në kanalin YouTube i "Aperi Fest", një hapësirë e dedikuar për artistët që do të ngjiten këtë vit në skenën e festivalit.

Në formatin që i është besuar gazetarit Eni Shehu, do të jenë protagonistë këngëtarët dhe një panel gazetarësh që do u drejtojnë pyetje artistëve.

Image

Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco