Këngë dhe qëndresë/ Artisti zviceran sot në mbrëmje koncert te Teatri Kombëtar

Këngë dhe qëndresë/ Artisti zviceran sot në mbrëmje koncert te Teatri Kombëtar

16:25, 16/11/2019

Jo vetëm artistë, qytetarë e politikanë. Edhe këngëtari zviceran Marco Zappa del publikisht në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Nisur nga kjo, sot në mbrëmje, në ora 19:00, ai do të jetë në sallën e Teatrit Kombëtar, për të shprehur solidaritetin e tij me qëndrestarët përmes teksteve dhe muzikës së tij.

"Marco Zappa vjen sërish në Teatrin Kombëtar për të shprehur solidaritetin me qëndresën tonë në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit.
Të shtunën, më 16 nëntor 2019, në orën 19:00", thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Por kush është Marco Zappa?

Në vitin 2017 Marco Zappa (kantautor ndër më të njohurit, krijues dhe elkeltik, përveç se edhe poliinstrumentist i zoti) festoi 50 vjetorin e karrierës.
Kënga e tij e parë (e regjistruar me Teenagers, grupi i tij në atë kohë) doli në vitin 1967.

Që prej asokohe Zappa ka zhvilluar me sukses mijëra koncerte në të gjithë botën në disa lloj rrymash muzikore.

Gjatë verës artisti ka botuar një libër (me mbi 400 faqe) me titull "Era fryn... ende", një përzgjedhje antologjike e teksteve të tij që prej fillimeve, i dëshiruar dhe nën kujdesin e bashkëshortes Elena.

I shoqëruar me fotografi familjare dhe diskografike, vëllimi hapet me një intervistë të Zeno Gabaglio, i cili përshkruan vitet e para të karrierës artistike të kantautorit, që nga debutimet rrok dhe këngët në anglisht, deri në një kalim në tekstet italiane në vitin 1979. Ky i fundit e shtyu të kërkonte zgjidhje muzikore më të guximshme.

Që prej atëherë Marco Zappa ka qenë gjithmonë i hapur ndaj bashkëpunimeve me muzikantë, instrumente e mënyra për të bërë muzikë ndryshe e të pazakontë.

Parimi ka mbetur i njëjti: të kesh një histori për të treguar, që sugjeron - ndonjëherë imponon - zgjidhje teknike e poetike ndryshe.

Zappa thotë: "Pasi ke zghedhur se "kujt" do t'ia tregosh, ke zgjedhur edhe stilin dhe vendet ku do t'i dërgosh tekstet dhe muzikën tënde".

Ndaj, kushdo që është i interesuar të shijojë nga afër muzikantin italian, është i ftuar në ora 19:00, te Teatri Kombëtar. /Syri.net
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco