Lajm i mirë për adhuruesit e ‘Friends’

Lajm i mirë për adhuruesit e ‘Friends’

21:02, 14/11/2019

Pas spekulimeve të shumta dhe thashethemeve, ekipi i serialit më të famshëm ‘Friends’ do të ribashkohet.

 

Siç raporton Hollywood Reporter, David Schwimmer, Jennifer Aniston, Matthew Perry, Courtney Cox, Matt Le Blanc dhe Lisa Cadro do të shihen përsëri në ekranet e vogla si Ross, Rachel, Chandler, Monica, Joey dhe Phoebe.

‘Friends’ do të filmojnë një episod të ri, special që do të transmetohet në ABC Max. Martha Kaufman dhe David Crane, krijuesit e serialit, gjithashtu do të jenë pjesë e episodit.

Duket se fotografia e parë e Jennifer Aniston në profilin e saj në Instagram, si dhe takimi i Courtney Cox dhe Matthew Perry nuk ishin krejt rastësi siç edhe thuhej.

Njoftimi thotë se duhet të presim një episod special në vitin 2020. ABC nuk pranoi të komentojë mbi këtë temë, por siç raportohet nga The Hollywood Reporter, Bob Greenblatt, njeriu kryesor i Warner Media Entertainment ishte në negociata të gjata dhe serioze me gjashtë aktorët derisa ata përfundimisht arritën një marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco