Në Pejë inaugurohet instilacioni artistik “Diaspora”

Në Pejë inaugurohet instilacioni artistik “Diaspora”

13:31, 14/11/2019

Në qytetin e Pejës është bërë inaugurimi i instilacionit artistik “Diaspora”.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, Engelbert Zefaj, së bashku me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxherin kanë marrë pjesë në këtë inaugurimin, shkruan Syri Kosova.

Zefaj tha se ky instilacion është paraqitur në mënyrë metaforike nëpërmjet Bletës dhe Kosheres.

“Diaspora” u punua nga guri dhe mermeri nga skulptori Butrint Morina, i cili e bëri dhuratë për komunën e Pejës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco