Komuniteti artistik shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Komuniteti artistik shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

12:43, 13/11/2019

Vdekja e regjisores Arzana Kraja ka tronditur gjithë ata që e kanë njohur.

E ngushëllime për vdekjen e parakohshme të saj kanë shprehur edhe komuniteti artistik, shkruan Syri Kosova.

Adriana Matoshi, Diellza Kolgeci, Blerta Deliu, Dukagjin Podrimaj, Maylinda Kosumoviç e Milot Hoxha janë vetëm disa nga emrat që kanë ndarë dhimbjen me vdekjen e regjisores.

Kujtojmë se Arzana e cila ishte vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja  ka dhënë kontribut në fushën e kinematografisë.

Njihet për filmin “Fusha e mëllenjave”, që kishte hapur zyrtarisht  edicionin e 11-të të PriFest.

Ky film ishte prodhim i shtëpisë kinematografike Circle Production (Kosovë – Besnik Krapi) në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Action Production (Shqipëri-Gerta Qurku). Ky film është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shqipëri.

Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

“Fusha e mëllenjave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.

Arzana Kraja ishte skenariste dhe regjisore edhe e filmit të metrazhit të shkurtër “Shkurta”.

Ngushëllime familjes!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco