Kur Ismail Qemali u revoltua ndaj Esat Pashës: Tradhtar, i çmendur!

Kur Ismail Qemali u revoltua ndaj Esat Pashës: Tradhtar, i çmendur!

08:51, 08/11/2019

 

“La Libre Parole” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Ismail Qemal beut, në dalje të ministrisë së jashtme franceze, ndaj Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :Ismail bej Qemali në Quai d’Orsay (Ministrinë e jashtme franceze)

 

“Dje, z. Pichon, ministër i jashtëm i Francës, priti kontin Szecsen, ambasador i Austro-Hungarisë, z. Isvolski, ambasador i Rusisë dhe baronin Schoen. Ai priti, gjatë pasdites, Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme shqiptare. Ne nuk dimë se për çfarë diskutuan ambasadorët me z. Pichon, por Ismail Qemal Beu i pyetur në dalje të Quai d’Orsay, protestoi kundra grusht-shtetit të Esat Pashës, të cilin e përshkruan si tradhtar dhe të çmendur !

Ismail Qemal Beu nuk mendon, për momentin, të kthehet në Shqipëri, ku rivali i tij i lumtur ka në dispozicion një ushtri serioze. Ai mendon se është më e përshtatshme të shkojë në Londër për të mbrojtur çështjen e “Qeverisë së Përkohshme” në Konferencën e Ambasadorëve.”Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco