Minibibliotekat e lagjeve, hapet në lagjen 'Dardania'

Minibibliotekat e lagjeve, hapet në lagjen 'Dardania'

08:28, 05/11/2019

Sot do të hapet minibiblioteka e parë në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:30 në parkun e vjetër të lagjes “Dardania”.

Minibiblioteka do të jetë e qasshme 24 orë në 7 ditë të javës dhe pas hapjes do të jetë pronë e lagjes dhe nën kujdesin e banorëve të lagjes.

E njëjta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave apo huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje.

Projekti “Minibibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Projektit në fjalë iu bashkuan edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të lagjeve përfituese të Prishtinës duke kontribuar me libra dhe mjete financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco