Aktorja e njohur shqiptare përcillet për në banesën e fundit, ja VIDEO nga varrimi i saj në Bruksel

Aktorja e njohur shqiptare përcillet për në banesën e fundit, ja VIDEO nga varrimi i saj në Bruksel

21:50, 04/11/2019

I jepet lamtumira e fundit në Bruksel, aktores se mirënjohur Shpresa Bërdëllima, e cila ndërroi jetë mesditën e 27 tetorit. Protagonistja e disa filmave të suksesshëm, nuk arriti t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë, nga e cila vuante prej dy vitesh.

Shpresa Bërdëllima u lind në Tiranë, më 11 Prill 1959. E angazhuar në Teatrin e Estradës së Tiranës dhe në kinematografi, Bërdëllima filloi të spikaste me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe” në vitin 1978 të regjisorit Gëzim Erebara. Ajo u bë më pas e dashur për publikun shqiptar me rolet tek filmi “Përtej mureve të gurta”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Të shoh në sy”, Kur hapen dyert e jetës”,  “Flutura në kabinën time”, etj.

Për shumë shqiptarë që morën pjesë në ceremoninë mortore, Shpresa Bërdëllima mbetet shëmbëlltyra e jetës dhe dashurisë. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco