VIDEO/ 40 grafika ku Teatri Kombëtar del në dritë si kurrë më parë.

VIDEO/ 40 grafika ku Teatri Kombëtar del në dritë si kurrë më parë.

10:38, 03/11/2019

Nga Sali Berisha

Një ekspozite me vlera te jashtëzakonshme e piktorit te mirënjohur Avni Delvina ne Theatrin Kombëtar dhe ne mbrojtje te tij!

Avni Delvina, artisti i njohur që prej vitesh jeton jashtë vendit, çeli pasditen e djeshme ekspozitën e shumëpritur ‘Notre Dram de Tiran’, e cila vjen si mbështetje dhe suport për qëndrestarët e Teatrit, artistë e qytetarë që prej 20 muajsh protestojnë e mbrojnë ndërtesën, truallin e trashëgiminë e bukur kulturore të lidhur me të.

40 grafika me shumë domethënie e me stilin e veçantë ‘delvinian’, përmes të cilave Teatri Kombëtar del në dritë si kurrë më parë.

Në mbrojtje të këtij simboli që është absolutisht një nga dëshmitë më të rëndësishme të historisë së këtij kombi. Duan babëzisht elementë të zhveshur nga çdo lloj vlere dhe parimi përveç babëzisë si Edvin Mafia dhe Lal plehu, të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që s’do i shpëtojë kurrë dënimit të historisë siç është ‘ligj Fusha’ për të groposur historinë e artit teatral kombëtar një nga zhanret më të respektuara. Më vjen shumë mirë që zoti Delvina nuk është artist skene, piktor i njohur, por ka derdhur të gjithë gjininë e tij krijuese, dua ta përgëzoj nga zemra për këtë përpjekje që i ka bërë vendit.

Unë e kam ndjekur me shumë angazhim të gjithë dramën. Drama e fundit ishte ajo e një grupi narko-banditësh me pushtet dikur, ai Edvin Mafia e kishte shpallur të gjithë këtë zonë të paprekshme historike, dikur kishte bërë vendimin e qeverisë të firmosur. Tani vërsulet si i babëzitur i tërbuar, i pangopur për të ndarë para me një mercenar siç është ligj Fusha, që ka blerë një pëllëmbë tokë këtu dhe kërkon të përvetësojë të gjithë sipërfaqen, të rrënojë teatrin.

Këtu me poshtë keni videon e intervistës time.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco