VIDEO/ Edhe pak ditë i hapur, Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Elbasan

VIDEO/ Edhe pak ditë i hapur, Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Elbasan

10:58, 25/10/2019

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës udhëtuan drejt qytetit të Elbasanit për hapjen e mozaikut të Bazilikës Paleokristiane extra - muros, në Elbasan.

Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud dhe z. Gon' Islami, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK , të dy bashkëautorë të librit ”Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë”, ndodhen sërish në terren, për të mbledhur informacione rreth mozaikëve në Shqipëri.

Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane. E pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të kryera në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 m.

Specialistët ftojnë të vizitohet mozaiku, sepse edhe pak ditë do të qëndrojë i hapur...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco