Edicioni i 19 i festivalit të filmit frankofon në Kosovë

Edicioni i 19 i festivalit të filmit frankofon në Kosovë

10:45, 25/10/2019

Nga 13 deri me 18 nëntor në Prishtinë mbahet edicioni i 19 i Festivalit të filmit frankofon në Kosovë. 

Ambasada e Francës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se edicioni i 19-të i festivalit të filmit frankofon në Kosovë do të mbahet nga data 13 deri më 18 nëntor, me komedinë si temë kryesore.

Në program i pasur me komedi nga Belgjika, Zvicra dhe Franca do të jenë në kinematë e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës, filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, për kënaqësinë e publikut të gjitha moshave.

Dashamirë të filmit, frankofilë apo thjeshtë kurreshtarë mos e humbisni këtë ngjarje të pashmnagshme të artit të shtatë!

Programi i detajuar do të jetë në dispozicion së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco