FOTO/ Artisti turk proteston në mënyrën më të veçantë për çdo grua të vrarë nga partneri

FOTO/ Artisti turk proteston në mënyrën më të veçantë për çdo grua të vrarë nga partneri

09:01, 25/10/2019

Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partenri i saj në 2018 në Turqi.

Artisti turk Vahit Tuna ka protestuar në një mënyrë shumë të veçantë përsa i përket dhunës ndaj gruas. 

Image

Artisti në një hapërisrë prej 260 metrash ka varur 440 palë këpucë të zeza të cilat të gjitha ishin me takë të lartë.

Kjo ide e përdorimit të këpucëve nga artisti është e lidhur me një traditë të vjetër turke që kur dikush vdes anëtarët e familjes vendosin një palë këpucë para derës së shtëpsië së tij.

Image

Përveç kësaj ai zgjodhi këpucët me takë të lartë për simbol ndaj sfidës dhe  pavarësisë së gruas.

Dhuna në familje, siç shkruan artisti në profilin e tij në Instagram, "është një plagë e hapur dhe gjakderdhëse" dhe nuk mund të injorohet.

Në Turqi 38% e grave midis moshës 15 dhe 59 vjeç dhunohet nga partnerët e tyre.

Vetëm në muajin gusht të këtij viti 49 gra janë vrarë nga bashëkshortët e tyre dhe rastet janë në rrijte.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco