Kadare: Handke kaloi një kufi që letërsia nuk duhet ta bëjë

Kadare: Handke kaloi një kufi që letërsia nuk duhet ta bëjë

14:11, 23/10/2019

Poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare ka deklaruar se bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e çmimit nobel nga ana e shkrimtarit austriak Peter Handke.

Duke iu referuar polemikave lidhur me Peter Handke, nobelistin austriak që është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin, Kadare ka thënë në Seul se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes.

Ai ka theksuar se Handke është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje, transmeton atsh, përcjell KosovaPress. 

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, ka thënë Kadare.

Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco