Kur ushtarët e veshur si gjermanë për filmin 'Ngadhënjim mbi vdekjen' mbushën Gjirokastrën

Kur ushtarët e veshur si gjermanë për filmin 'Ngadhënjim mbi vdekjen' mbushën Gjirokastrën

12:17, 23/10/2019

Në Gjirokastër në vitin 1967 po xhirohej filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”.

Ishte mobilizuar gjithë divizioni i Gërhotit.

Ushtarët ishin veshur si gjermanë.

Një banori të vjetër duke parë skenat e xhirimit, nuk iu durua dhe tha:

“Ç’bëni more kështu, e mbytët Gjirokastrën me gjermanë.

Një triçikël, dy ushtarë, njëri prej tyre me mitraloz të lehtë dhe tjetri me automatik krahëqafë kanë qenë.

Vajtën në kala dhe ngritën flamurin nazist. Kaq! I gjithë qyteti heshti”.

(Nga Kastriot Dervishi, treguar nga Jani Xibinaku, aktor në këtë film, bashkëlidhur në foto)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco