Vepër e rëndësishme për historiografinë shqiptare

Vepër e rëndësishme për historiografinë shqiptare

09:32, 23/10/2019

Studiuesi dhe historiani i mirënjohur shqiptar, Jusuf Buxhovi, pas botimit të veprës madhore tetë vëllimshme “Kosova”, historiografisë shqiptare i dhuroi edhe një vepër tjetër po aq madhore dhe të rëndësishme “Maqedonia nga antika deri te koha jonë)”.

Vepra prej më shumë se njëmijë faqeve tekst, krahas hyrjes dhe përfundimit ndahet në pesë pjesë kryesore dhe më shumë kapituj dhe nënkapituj. Pjesa e parë i kushtohet antikitetit, pjesa e dytë mesjetës, pjesa e treta Perandorisë Osmane, pjesa e katërt copëtimit të Shqipërisë dhe pjesa e pestë rikthimit të Jugosllavisë, përkatësisht asaj komuniste të Titos.

Në pjesën hyrëse të librit, autori duke bërë një krahasim midis Maqedonisë antike, si mbretëri ndër më të njohura të kohës dhe “Maqedonisë si shtet politik i krijuar në fund të shekullit njëzet”, me të drejtë thekson se “pos emrit dhe një takimi të vogël në një pjesë gjeografike”, jashtë çfarëdo reference historike, i lidh vetëm prania e shqiptarëve, të cilët historikisht janë trashëgimtarë të maqedonasve antikë si pjesë e botës pellazge-ilire ku kishin shtratin e tyre të barabartë mbretëria e Maqedonisë dhe mbretëria e Dardanisë”, prandaj sipas tij  “Maqedonia shfaqet emër historik i shqiptarëve, njëjtë me Epirin, Dardaninë dhe Mbretërinë Ilire…”.

Gjithnjë sipas tij, gjurmët e para sllave në Ilirik shfaqen diku pas shekullit VII, përkatësisht në kohën e perandorit të Bizantit, Heraklit, i cili siç vë në dukje, lejoi që fiset barbare sllave të vendoseshin në pjesët ku kryesisht jetonin dardanët (nga Danubi në drejtim të derdhjes së lumenjve Moravë dhe Ibër) si dhe në drejtim të Savës dhe në Dalmaci, ku jetonin Ilirët, me çka erdhi deri te çrregullimi i etnisë ilire-dardane.

Ky proces i vendosjes së sllavëve, do të vazhdoj në mënyrë intensive edhe gjatë dy shekujve të ardhshëm, dhe pasi atyre u mundësua të kyçen edhe në armatë, si dhe me fitimin e të drejtës që të krijojnë bashkësitë e tyre familjare-fisnore, përkatësisht zhupanitë, filloi koha “e sllavizimit të dhunshëm të Perandorisë në pjesën perëndimore të Ilirikut…”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco