Skandali i radhës, nobelisti i letërsisë mbështetës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviçit

Skandali i radhës, nobelisti i letërsisë mbështetës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviçit

14:16, 10/10/2019

Çmimi Nobël në Letërsi për vitin 2019, gjatë ditës së sotme iu dha autorit austriak Peter Handke "për një punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ku ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore."


Por reagimet e para për fituesin e çmimit Nobël në Letërsi, kanë filluar të vijnë në drejtim të Handke.
Sociologia dhe gazetarja Anna Di Lellio, përmes një shkrimi në Facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj Handkle, duke kujtuar kohën kur fituesi i Nobël shkoi në funeralin e presidentit serb dhe tha: "Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë dëgjoj. Unë ndiej. Më kujtohet. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Miloševi?. ”

Anna Di Lellio perms shkrimit, kujton kohën kur Milosheviçi, dhe bashkëpunëtorët e tij u akuzuan dhe disa prej tyre u dënuan (për dhunë seksuale si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë.

“Ku dukej ai? Kujt i dëgjoi? WTF e kujtoi? Sikur Handke të donte një grua ai nuk do të merrte çmimin,” Shkruan Di Lelli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco