‘Kopraci’ merr pjesë në Festivalin e Teatrove Shqiptare

‘Kopraci’ merr pjesë në Festivalin e Teatrove Shqiptare

15:36, 08/10/2019

Shfaqja "Kopraci" e Molierit me regji nga Elmaze Nura dhe e realizuar nga Teatri "Adriana" do të marrë pjesë në Festivalin e 18-të të Teatrove shqiptare të Maqedonisë, që do të mbahet në Dibër.

Shfaqja do të jepet më 10 tetor.

“Kopraci”  mori pjesë sivjet edhe në edicionin e 26-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental që mbahet nga 11 deri më 19 shtator 2019 në kryeqytetin e Egjipti, Kairo.

Shfaqja ferizajase ka pasur dy prezantime në këtë festival, më 11 dhe 12 shtator.

Për shfaqjen kosovare, u dhanë vlerësime të larta nga kritikët e teatrit, për regjinë, lojën, skenografinë, muzikën etj.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu, Uratë Shabani, Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.

Skenografia nga Zeni Ballazhi, kostumet Alma Krasniqi, muzika Gëzim Hasani dhe ndriçimi nga Hajrullah Elezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco