‘Majmunët në parlament’ thyen rekordin në ankand, shitet për shumën marramëndëse

‘Majmunët në parlament’ thyen rekordin në ankand, shitet për shumën marramëndëse

08:40, 04/10/2019

Piktura shumë e përfolur e Bansky me disa shimpanze të ulur në Parlamentin Britanik, në vendet e deputetëve ditën e djeshme doli në ankand.

Si fillim piktura u vlerësua me shifrën  2.5 milionë dollarësh.

Kjo shifër kaq e lartë nuk ishte vetëm për shkak të mesazhit të fortë që jep piktura por edhe përshkak të artistit.

Bansky është një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, anonim, i cili operon në Mbretërinë e Bashkuar.

Por shifra që kjo pikturë u shit ka kaluar çdo pritshmëri.

Ajo u shit për 11.1 milion euro një shifër rekord për një artist brtanik.

Rekordin i mëparshëm i Banskyt ishte vepra e tij  "Keep it Spotless" e cila në vitin 2008 u shit në ankand në New York me vlerën 1.8 milion dollarë.

E përsa i përket përmasave piktura është plot 4 metra e lartë duke u bërë kështu edhe piktura më e madhe e artistit anoninim britanik.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco