Në Muzeun Historik në Tiranë po zhvillohen sot homazhet e fundit në ndër të Mjeshtrit të Madh të skenës, Mirush Kabashit, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 75 vjeçare.
Kolegë të tij, por mbi të gjitha qytetarë të shumtë që janë rritur me artin e tij dhe e kanë adhuruar atë në dekada, janë rreshtuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit të skenës shqiptare.
Aktori Muharrem Hoxha, koleg dhe mik i Mirush Kabashit, tha për mediat:
“Siç ka shtëpia kolonat, unë them Mirushi ynë iku si një kolonë nga arti shqiptar. Nga arti durrsak dhe arti i gjithë Shqipërisë. Nderi i Kombit, po më duket se këtë dhimbje ia la kombit, kombit që i ka lënë dhe veprat e tij të mrekullueshme.
Ka qënë një punëtor i paparë, këmbëngulës, i zoti. Kudo, kudo ku ka shkuar ka marrë çmime, më duket rast i rrallë, jo në Kajro, jo në Ukrainë... Më duket se Sokratin, nuk e di, po është e vërtetë e ka mësuar përmendësh greqisht dhe ka dhënë shfaqje. E ka mësuar greqisht dhe e ka dhënë. E pabesueshme!
Ishte pa qejf dhe nuk e tregonte veten,. Bile i thashë: “Hë mor Mirush (se ka qënë notar i tmerrshëm, bënte not. Fillonte në mars dhe deri në shtator) ke bërë nga 10 kilometra dhe ...”
“Jo mor Rrem, nuk është ashtu, po sesi...Megjithatë s’jam keq...” – Po ai kishte qënë keq.
© SYRI.net