Kjo është fjala e vitit 2023, sipas Universitetit të Oksfordit

Kjo është fjala e vitit 2023, sipas Universitetit të Oksfordit

10:23, 04/12/2023

Çdo vit, Oxford University Press (OUP) – shtypi universitar i Universitetit të Oksfordit, shtypi më i madh universitar në botë – zgjedh një fjalë ose shprehje që ka pasqyruar 12 muajt e fundit dhe ka potencial për të pasur një rëndësi të qëndrueshme kulturore.

OUP ka zgjedhur fjalën “rizz” si Fjalën e Vitit 2023.

Rizz, një fjalë e përdorur gjerësisht në internet, përkufizohet si stil, hijeshi ose tërheqje, ose aftësia e dikujt për të tërhequr një partner romantik ose seksual.

Fjala besohet se është një formë e shkurtuar e fjalës karizëm (charisma). OUP tha se ka të ngjarë që më shumë fjalë që rrjedhin nga rrjetet sociale dhe interneti të përdoren në gjuhën e përditshme me kalimin e kohës.

Pak ditë më parë, Merriam-Webster –  një kompani që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj – zgjodhi fjalën autentik/e si fjalën e vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco