Mësimi plotësues në gjuhën shqipe po mbahet edhe këtë vit në Belgjikë

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe po mbahet edhe këtë vit në Belgjikë

08:59, 20/09/2023

Këtë shtator, viti i ri shkollor ka filluar edhe për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Belgjikë. Amet Gjanaj, ish-deputet shqiptar në këtë shtet dhe udhëheqësi i Shkollës Shqipe “Vatra”, thotë se edhe këtë vit nuk mungon interesimi i nxënësve shqiptarë për mësim plotësues të gjuhës shqipe. Ndërsa u bën thirrje mërgimtarëve në këtë shtet, t’i regjistrojnë fëmijët, në mënyrë që të ruhet gjuha dhe kultura shqipe.

Nxënësit shqiptarë në shtetin belg, po e ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

E gjitha kjo falë angazhimit të Qendrës shqiptare “Vatra” në Belgjikë.

Udhëheqësi i kësaj qendre, Amet Gjanaj, thotë se edhe këtë vit, po e hapin vitin e ri shkollor për nxënësit shqiptarë në Belgjikë.

“Thjeshtë ata prindër që janë të interesuar mund të paraqitën çdo të shtunë në ora 09:45 në ambientet e shkollës, do të thotë në Komunën Molenbeek dhe i regjistrojmë menjëherë, ku në bazë të njohurive dhe moshës i shpërndajmë, pasi i kemi katër klasë apo grupe që janë ndërtuar në bazë të këtyre kritereve”, shprehet Gjanaj.

Ish-deputeti shqiptar në parlamentin belg, Amet Gjanaj dhe tani nënkryetari i Komunës së Molenbeekut, thotë se në Belgjikë janë rreth 100 mijë shqiptarë.

Ndërsa vetëm në rajonin e Brukselit, ndodhën rreth 30 mijë mërgimtar.

“Shqiptarët në përgjithësi, sapo të instalohen në një vend, interesohen për t’i mbajt ato lidhjet me kulturën dhe gjuhën e orgjinë të ua trashëgojnë fëmijëve atë pasuri që e kemi, por kuptohet që për shkak situatës, çdo ditë e ma shumë shqiptarët në njëfarë formë do të asimilohen, prandaj e kemi bërë këtë thirrje që ta fitojmë luftën kundër asimilimit”, thotë ai..

E në Shkollën Shqipe “Vatra” në Belgjikë, Gjanaj thotë se deri më tani, dëftesë morën 1 mijë nxënës.

“Kemi bërë një statistikë që janë nga 43% , ta themi nga Shqipëria Londineze, 41% nga Kosova dhe pjesa tjetër nxënës shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës”, thotë ai.

Por, cila është literatura më të cilën po shërbehen këta nxënës?

“Janë ato libra që rrjedhin nga procesi i unifikimit të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, janë libra enkas për diasporën dhe janë të botuara nga Kosovë dhe Shqipëri”, tregon Gjanaj.
Nxënësit shqiptarë në Belgjikë, në këtë shkollë, nuk po e ruajnë vetëm gjuhën shqipe.

Pasi këtu nuk mungojnë aktivitetet e ndryshme.

Por, as vallet shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco