BKK sonte sjell premierën e shfaqjes “CORRER O FADO”

BKK sonte sjell premierën e shfaqjes “CORRER O FADO”

13:36, 08/06/2023

Baleti Kombëtar i Kosovës sonte sjell premierën e radhës për këtë vit.

Shfaqja “CORRER O FADO” me koreografi nga portugez Daniel Cardoso do të interpretohet nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës sonte më 8 qershor, në ora 20:00, në sallën e Amfiteatrit të Pallatit të Rinisë.

“Baleti Kombëtar i Kosovës, sonte shfaq premierën “Correr O Fado” në bashkëpunim me koreografin e njohur portugez, Daniel Cardoso. Fado, mënyra më përfaqësuese e të shprehurit në kulturën tradicionale portugeze. Në një mori lëvizjesh, tingujsh dhe ndjesish, kërcimtarët na përcjellin me lehtësi të dukshme artin e tyre, bukurinë ekstreme, ndjeshmërinë e patejkalueshme, atë që perceptojnë të gjitha shqisat dhe ndjejnë zemra. Në këtë mënyrë çmitizon konotacionin nostalgjik dhe melankolik që mbart Fado”, thuhet në njoftimin.

Repriza e shfaqjes do të luhet të premten më 9 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco