VIDEO-SYRI TV/ 'Një poezi për çdo ndenjë' i Jasemina Dalipit, krijuesja: Shkruaj për ato që na rrethojnë

15:18, 06/06/2023

Vogëlushja 11-veçare Jasemina Dalipi sapo ka botuar librin e saj të parë të titulluar “Një poezi për çdo ndjenjë”.  Libri përmban krijime të Jaseminës të shtrira në kohë, ndërsa dëshira e krijimit do të vijojë me një botim të dytë dedikuar vendit të origjinës Çamërisë.

Ndonëse 11 vjeç, Jasemina Dalipi, vogëlushja nga Elbasani ka sprovuar veten duke botuar librin e saj të parë ‘Një poezi për çdo ndjenjë’. 

Nxënëse e shkollës ‘Falid Gurmani’, Jasemina Dalipi ka dalluar për krijimet e saj plot ndjeshmëri të thellë. Në udhën e gjatë për te letrat shqipe, Jasmina ka pasur mbështjen e prindërve, miqve të saj dhe mësueses.

‘Një poezi për çdo ndjenjë’ flet për natyrën prindërit mësuesen nxënësit dhe gjërat që na rrethojnë në jetën e përditshme. Për të qënë një shkrimtare mua më kanë mbështetur mësuesja prindërit dhe gjithashtu shoqet dhe shokët.

Dëshira për të shkruar do të vijojë me një botim të dytë dedikur Çamërisë vendit të origjinës, frymëzuar nga rrëfimet e gjyshërve.

Ideja ime më e madhe është që librin e dytë ta filloj me titullin ‘Çamëri’ sipas historisë që më ka treguar gjyshi im në të shkuarën.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco