Ismail Kadare do të jetë 'Qytetar Nderi' i Komunës së Fushë Kosovës

Ismail Kadare do të jetë 'Qytetar Nderi' i Komunës së Fushë Kosovës

12:36, 06/06/2023

Panairi i Librit, që filloi nga dita e sotme në Prishtinë, ka sjell edhe shumë autorë në Kosovë.

Një nga ta, i cili do jetë prezent në panair, është edhe shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare. Veç panairit, Kadare do të ketë edhe një vizitë në Komunën e Fushë Kosovës.

Të enjten, Kadare do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Fushë Kosovës” nga Kuvendi Komunal dhe kryetari i Komunës Burim Berisha. Sipas drejtorit për Kulturë në këtë Komunë, Besnik Shala, ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga ora 11:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco