SYRI TV/ Librat e veçantë të Zef Përgegës për atdheun, autori: Shqipëria është lot i fshehur

19:24, 03/06/2023

Zef  Përgega, autori nga Mirëdita ka promovuar librat e tij të fundit mes krijuesve e njohësve të veprave të tij. Autori u shpreh se Shqipëria është lot i fshehur e se e vetmja mënyrë për të mbërritur drejt integrimit në BE është përmes kulturës.

Nga SYRI TV

Prej 25 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por atdheun nuk e harron kurrë. Shkrimtari, studiuesi dhe publicisti mirditor  Zef  Përgega promovoi në Lezhë 6 librat e tij të fundit, si pjesë e një kolane prej 35 botimeve të këtij autori. Përgega përdori metaforën lot i fshehur për të personifikuar Shqipërinë.

Teksa flet për krijimtarinë letrare në tre vitet e fundit Zef Përgega thotë se në hapi i rëndësishëm për të mbërritur në Europë  është kultura.

Në aktivitetin e organizuar morën pjesë studiues, shkrimtarë e poetë, të cilët vlerësuan prurjen letrare të Zef Përgegës. E gjithë krjimtaria e autorit lidhet me vendlindjen dhe çështjet kombëtare, çka tregon dashurinë e tij për vendin ku u lindi dhe u rrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco