SYRI TV/ Sopranoja italiane Ana Pirozzi në Teatrin e Operas: Jam 'martuar' me këtë tokë

18:00, 03/06/2023

Anna Pirozzi, sopranoja dramatike italiane ndodhet në Tiranë për të mbajtur një masterclass me studentë të arteve si dhe për të mbajtur një koncert mbrëmjen e së dielës në skenën e Operas. Sopranoja u shpreh e lumtur për kthimin në Shqipëri e tha se përmes muzikës do të sjellë copëza të Italisë në Tiranë.

Nga SYRI TV

Sopranoja e mirënjohur dramatike italiane Anna Pirozzi ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur një masterclass me studentë të arteve e për të shkëmbyer përvojën e saj të gjatë në skenat e mëdha operistike.

Pirozzi do të mbajë edhe një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Balettit. Në konferencën e mbajtur për të prezantuar aktivitetin, drejtoresha e këtij institucioni Abigela Voshtina tha se të rinjve do t’ju shërbejë kjo përvojë për t’u rritur profesionalisht.

Sopranoja u shpreh e emocionuar për kthimin në Shqipëri dhe organizimin e shumëdashur, në të cilin nuk do të mungojnë as ngjyrat e Italisë: "E kam njohur këtë tokë dhe jam “martuar” me këtë tokë, kthehem shumë shpesh në Shqipëri. Jam e lumtur që sjell pak Itali në Tiranë. Jam shumë e lumtur të jem këtu së bashku me maestro Siparin do të bëjmë këtë koncert me muzikë italiane. Me maestron kam bërë më parë një shfaqje dhe jam shumë e lumtur që ritakohemi në Tiranë dhe që gjeta një hapësirë në kalendarin tim të ngjeshur artistik për të qenë këtu."

Për dirigjentin Jacopo Sipari bashkëpunimi në Shqipëri me një artiste të skenave botërore është moment i veçantë: “Ana Piroci me thjeshtësinë e saj arrin të realizojë vepra të cilat janë jashtëzakonisht të vështira dhe unë si italian jam tepër i lumtur që Ana tejçon kulturën operistike në botë. Është nder shumë i madh që Ana ndodhet në Tiranë, pasi ajo shkel në skena më të mëdha operistike botërore.”

Në masterclass do të jenë pjesëmarrës edhe studentë të huaj, ndërsa përgjatë koncertit të datës 3 qershor publiku do të bëjë një shëtitje përgjatë gjithë historisë operistike.

Gazetare. E. Xhemali

Operator: E. Jahelezi

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco