Magjia e Kohës

Magjia e Kohës

14:11, 03/06/2023

Shkruan: Shenoll Muharremi

Jeta kërkon thjeshtësi
Edhe yjet dhe planetet më të mëdha 
janë krijuar me thjeshtësi.
Forca e gravitetit, 
disa grimca dhe gazëra edhe ja ku kemi 
Diellin, Planetet, Jetën.. Dashurinë. 
Kuptohet, koha, është koha..
bashkë me durimin që bëjnë magjinë. 
Meri ti ca grimca, gazëra dhe mbaji afër
silli sikur graviteti, por asgjë nuk do të ndodhë. 
Por nëse e përsëritë këtë mjaftueshëm gjatë, 
krijon tokën e diellin. Durim.
Kur graviteti e koha punojnë bashkë, 
nga hidrogjeni krijohet planeti, oqeanet, njeriu.
Kjo është magjia e kohës, 
durimit dhe dashurisë.

Prishtinë 2023

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco