Fakulteti i Arteve, nikoqir i edicionit të 13-të të manifestimit 'Ura me tri harqe'

Fakulteti i Arteve, nikoqir i edicionit të 13-të të manifestimit 'Ura me tri harqe'

16:26, 25/05/2023

Sot dhe nesër Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës është nikoqir i edicionit të 13-të të ngjarjes së përbashkët “Ura me tri harqe”, e tri institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë- Universiteti i Arteve- Tiranë, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës si dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës.

“Ky Manifestim gjatë këtyre dy ditëve do të shfaqë, ekspozojë e performojë, projektet artistike më me vlerë përgjatë vitit akademik 2022-23, si filma me metrazh te shkurtër, dokumentarë, shfaqje teatrale, ekspozitën e koncertin e përbashkët të tri Universiteteve. 

Poashtu këtë vit kemi nderin që urës tonë, t’i bashkangjesim edhe një shfaqje mysafire nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco