Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi

Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi

17:25, 31/03/2023

Dramaturgu Kastriot Çipi ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook lajmin e mirë, atë të mbajtjes së meshës së parë shqipe në Greqi.

Mesha do të mbahet me datë 2 prill 2023, ora 10:30 paradite në Kishën e Shenjtorëve Kostandini dhe Elena, Selanik.

Statusi i plotë i Çipit:

Një lajm fantastik nga Greqia! Do të mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe!

Mirënjohje për punën e palodhur atdhetarit dhe intelektualit të shquar, Dr. Luan Zyka dhe bashkëpunëtorëve të tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco