‘Java Kulturore e Kosovës’ promovon vlerat tona kulturore në Portugali

‘Java Kulturore e Kosovës’ promovon vlerat tona kulturore në Portugali

11:34, 28/03/2023

‘Java Kulturore e Kosovës’ programi i diplomacisë kulturore me të cilin do të promovojmë shtetin tonë në vende të ndryshme të botës është bërë I ditur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në rrjetin social në Facebook.

“E filluam në Portugali me përplot aktivitete, siç janë: Lancimi i këndit të librave nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Lisbonë; Ekspozita e 11 veprave nga Galeria Kombëtare e Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Lisbonë; Njohje me anëtarët e diasporës në Portugali; Dy koncertet e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë dhe Braga;Shfaqja e filmit “Zgjoi” i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës; Takime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Portugalisë për bashkëpunime të reja.

Shkëmbimet e tilla përveç tjerash shërbejnë edhe si platformë për promovimin e vlerave shtetërore dhe ndërveprimin që ne kemi në rrafshin kulturor dhe social", thuhet në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco