KAFE SHQETO/ ‘Big Brother Vip’ mania moderne e përhumbjes/ Çfarë po ndodh me psikozën e njerëzve?

KAFE SHQETO/ ‘Big Brother Vip’ mania moderne e përhumbjes/ Çfarë po ndodh me psikozën e njerëzve?

11:28, 22/03/2023

Entela Isufi, psikologe klinike ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, 'Kafe Shqeto" në Syri Televizion ku ka komentuar gjatë lidhur me reality-show më të komentuar ditët e fundit, ‘Big Brother Vip’.

Isufi ka treguar se ky format konsiderohet si mania e përhumbjes dhe publiku në një formë a tjetër është i lidhur ngushtë me të, duke harruar edhe problematikat e përditshme të tyre.

Çfarë po ndodh me psikozën e njerëzve dhe si 'Big Brother Mania' po ndikon drejtpërsëdrejti tek ata?

Pjesë nga biseda:

Flavio: Mania ndaj Luzit si dhe fenomenit, duket se ka arritur nivele të larta, duke tejkaluar vitin e parë, në aspektin e psikozës kolektive çfarë po me këto efekte që po na shkakton BBV këtë vit?

Entela Isufi: Unë nuk mund të them që nuk jam fanse e Luizit, sepse do të na merrte dhe inat publiku pastaj (qesh). Çështja është e tillë, se çfarë fitojmë ne. Jemi fiks një vit pas prime dhe të gjithë me siguri e kemi parë mbrëmë spektaklin, por ku kemi arritur ku kemi dalë? Ne sot sërish po përballemi me problemet tona, është një kohë e çuar dëm mbi të gjitha.

Flavio: Në këtë situatë që ka Shqipëria dhe publiku, veçanërisht duke pasur parasysh me realitetin tonë i parë ftohtë, a mendoni se një arratisje e tillë është e shëndetshme në aspektin klinik apo është një shtyrje për angazhimet që shqiptarët duhet të kenë në problematikat e përditshmërisë së tyre?

Entela Isufi: "Me gjithë këto probleme që kemi ne aktualisht si shoqëri, unë mendoj se asnjë gjë nuk mund të zgjidhet me këtë reality-show, përveç se kompleksohen akoma më shumë duke parë që aty promovohen ndoshta antivlera më shumë se vlera.

Është përdorur një epitet një mbiemër VIP, persona shumë të rëndësishëm ku ndërkohë këto janë persona që janë të famshëm e kanë fituar famën me mënyrat e tyre, me betejat e tyre, okei e vlerësoj, por nuk janë as intelektualë, as akademikë as shembuj për tu ndjekur dhe as promovime për tu bërë në shoqëri.

Me një betejë të ashpër ata përdorin dhe një emër reality-show ndërkohë që nuk e di sesa realë mund të quhet kur ata nuk shfaqin takimet me psikologet ose ato që ndodhin në dhomat e fshehta të cilat zhvillojnë të gjitha dinamikat e ngjarjeve janë të mbyllura, pra ne nuk i shohim.  Kjo nuk na zgjidh asgjë, veçse na i shton problemet".

Flavio: Në dy javët e para Luizi ishte një personazh i zakonshëm bashkë më të tjerët, kur ndodhi ai momenti që ai u bë absolutisht një ‘mani kolektive’?

Entela Isufi: "Tërhoqi vëmendje të madhe që në momentin kur pretendoi se kishte një sëmundje të pashërueshme, unë aty e kam dëgjuar dhe thonin ‘gjynah, moshë e re’, dmth na preku në një pikë që vërtetë diti që të na nxiste atë butonin ‘on' shoqërisë.

Çështja është se sa merren me veten e vet këta persona dhe mesa shoh unë këto kanë një hapësirë të madhe dinamike që të merren dhe me të tjerë që janë realë, të bëjnë skema dhe menaxhime situatash ndërkohë që nuk besoj se është kjo vlera që duhet promovuar.

Flavio: Cila është ajo vlerë që duhet promovuar"

Entela Isufi: "Pas një 20 vitesh studimi dhe karrierë që kam unë akoma nuk di të bej skema. Të shikosh njerëz që janë të suksesshëm që dinë të bëjnë skema kundrejt të tjerëve apo gjëra të tilla si strategji të papara nuk e di: 'A është kjo vlera që kërkojmë ne si popull, çfarë i tha filani filanit si ja bëri"?

Flavio: Për të ju rikthyer pak mënyrës se si ajo ndikon, a do të ishte një hapësirë e mirë për të rikthyer edhe debatet për shoqërinë, a është ajo një platformë ku mund dhe duhet të jepen mesazhe?

Entela Isufi: "Kjo është e gjithë çështja, sepse edhe ne kënaqemi pasi kjo është një lojë me eliminime ku bëhet ose ti ose unë. Por çështja është se në jetën e përditshme jeta nuk është e tillë, p.sh në jetën reale unë shoqërinë time e kam suport dhe nuk e kam diçka që duhet ta eliminoj. Unë nuk jam në garë me të tjerët, unë zhvillohem si person dhe kërkoj nga vetja të kem rritje. Por për lojën, okei se i tillë është dhe formati edhe pse ajo ç'ka më bën përshtypje nga formatet e tjera është që atje brezat e rinj janë më të çlirët dhe ju japin më hapësirë të tjerëve dhe unë habitem se përse moshat e reja nuk e shijojnë këtë eksperiencë dhe ndrydhen. Duhet të jenë më mendje-hapur dhe të flasin për çështje që kanë më shumë rëndësi"

Klea Sula/ Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco