SYRI TV/ 'Osman Taka' në Teatrin 'Petro Marko', drama e Naun Shundit - premierë në Vlorë

12:46, 20/03/2023

Ngjitet në skenën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, drama “Osman Taka”. Kjo shfaqje rikthen publikun në analet e historisë së valltarit dhe kryengritësit rilindas, Osman Taka. Publiku vlonjat e ka mirëpritur lojën e shkëlqyer të aktorëve që interpretuan në këtë pjesë.

Nga SYRI TV

Emocione të forta, përcolli për publikun vlonjat drama “Osman Taka”. Premiera e saj u mbajt mbrëmjen e së dielës në Vlorë, teksa publiku përjetoi ngjarje historike nëpërmjet lojës së aktorëve.

Përballjet dramatike të personazheve, për të shprehur të vërtetat e tyre, mes krenarisë dhe pasionit kanë mbajtur të mbërthyer për më shumë se një orë publikun e shumtë vlonjat. Në përfundim të shfaqjes aktorët janë shprehur të emocionuar.

Shkruar  nga Arben Iliazi dhe regji të Naun Shundit, nën interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Vin Bejleri, Ola Harizaj, Romir Zalla, Neritan Liçaj, drama do të vijojë të shfaqet edhe në qytete të tjera në vendit.

Gazetar: G. Këllçiu

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco