VIDEO/ Denoncimi i skandaleve/ ‘Piranjat’ startojnë në ‘Syri Televizion’

10:30, 11/03/2023

Ka startuar në Syri Televizion emisioni investigativ ‘Piranjat’,  i cili me denoncimet në këtë puntatë të parë ka mbërthyer para ekranit shqiptarët, duke shënuar një audiencë të lartë

SYRI TV

Ka nisur në Syri Televizion emisioni investigativ ‘Piranjat’, i cili ka mbërthyer para ekranit shqiptarët, ku me rastet e denoncuara në këtë puntatë të parë, ka arritur të marrë një audiencë shumë të madhe, pasi dhe misioni i këtij emisioni është të evidentojë dhe dënojë ‘monstrat e shoqërisë’, duke qenë pranë çdo problematike që familjet shqiptare kanë, dhe duke luftuar deri në fund për t’u dhënë zgjidhje.

Një rast i abuzimi me detyrën ku përfitohen mijëra euro është publikuar këtë emision të parë, ishte përfitimi i gati 89.000 euro në vit nga kontrata fantazmë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një subjekti privat, për të cilën Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi nuk jep asnjë shpjegim për faktet e dala në dritë. Kjo drejtori ka marrë një objekt me qira për zyra, por ‘Piranjat’ kanë arritur të zbulojnë të gjithë dokumentacionin dhe kërkesat që mesa duket ishin paracaktuar paraprakisht.

Një denoncim i rëndë ka qenë edhe një rast i një 13-vjeçari që dhunohej në shkollë nga një tjetër nxënës, madje dhunë që ushtrohej edhe ndaj fëmijëve të tjerë. E ky fëmijë i dhunshëm kërcënon edhe mësuesen.

Por nga ana është denoncuar edhe përfitimi që po kryhet me banesat sociale ku në Pukë në listën e përfituesve kanë qenë vetëm njerëz të afërt të pushtetarëve.

Por Piranjat sjellin edhe pak doza humori me kamerat e fshehta e këtë radhë në kurth ka rënë aktorja Ana Lika, ndërsa në këtë puntatë është sjellë në vëmendje dhe çështja e çmimeve të kripura të biletave që paguajnë shqiptarët…

Nën prezantimit e moderatorit kryesor Florjan Binaj, si dhe Sindi Marinës, ‘Piranjat’ do të keni mundësi t’i ndiqni çdo të premte në orën 20:45 në Syri Televizion ku dhe ju mund të denonconi çdo rast që ju duket i padrejtë dhe mund të bëheni pjesë e ‘Piranjave’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco