Botohet në anglisht libri 'Albanian Heroes'

Botohet në anglisht libri 'Albanian Heroes'

16:31, 06/02/2023

Me rastin e afrimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, gazetari shqiptar që jeton në SHBA, Ervin Shkulaku, ka botuar librin më të fundit në Amazon. Libri është titulluar “Heronjtë Shqiptarë” dhe është në gjuhën angleze.

“Meqënse shumë shqiptarë janë lindur dhe rrituar në emigracion, e kanë pasur të pamundur për të marrë mësime për Heronjtë Shqiptarë. Prandaj e shkrova këtë libër duke nisur nga epoka e Ilirëve dhe deri tek heroi ynë Adem Jashari. Kam besim se ky libër është shumë i dobishëm për të gjithë diasporën,” u shpreh ai.

Ndërkaq, më tutje tha se libri mund të blihet në websitet e Amazon në shtetet përkatëse dhe pas disa ditësh mbërrin tek shtëpia. E njëjta procedure si një blerje e një objekti ose veshje.

Psh, për shqiptarët në Gjermani, hapet Amazon.de, për Itali Amazon.it, SHBA, Amazon.com etj… dhe në search shkruhet Ervin Shkulaku. Më pas klikon në libër, mund ta blesh e-book që të lexohet vetëm online ose Paperback që vjen në shtepi në formë fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco