SYRI TV/ 'La baby-sitter', komedia e çiftit të palumtur - Lami: Çiftet të mos e neglizhojnë dashurinë

14:42, 03/02/2023

Komedia “La baby-sitter” ngrihet mbi marrëdhëniet e palumtura në çift. Regjisori Vasjan Lami thotë se shfaqja i flet realitetit dhe se çiftet nuk duhet ta neglizhojnë dashurinë, kurse aktorët Andia Xhunga e Genci Fuga ndalen te problemet e marrëdhënieve që vijnë si pasojë e mungesës së komunikimit.

Nga SYRI TV

“13 vite martesë, ku na humbi dashuria” bëhet refreni i përsëritur i shfaqjes “La baby-sitter”. Në komedi trajtohet kriza ekzistenciale e njeriut, bashkëjetesa e palumtur me tjetrin, ndërsa dashuria nuk ka fuqi për përligjjen e ekzistencës. Regjisori Vasjan Lami thotë se shfaqja iu flet marrëdhënieve në çift e shoqërive moderne:

Problemet e mbartura e moskomunikimi ndër vite mes bashkëshortëve, që luhen nga Andia Xhunga e Genci Fuga i evidenton predikuesja fetare interpretuar nga Luiza Xhuvani, që nuk i ngjan fare një baby-sitter të zakonshëm.

Finalja rrjedh natyrshëm nga moskuptimi dhe nxjerra e të vërtetave, shoqëruar me tingujt e kitarës së muzikantit Gjergji Kaçinari. Shfaqja do të vijojë të ngjitet në skenën e Arturbinës.

Gazetare: E. Xhemali 

Operator: A. Muka 

Montazhier: L. Islami

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco