Zhargoni ri në TIkTok mbi rimelin dhe sulmet seksuale: #MascaraTrend

Zhargoni ri në TIkTok mbi rimelin dhe sulmet seksuale: #MascaraTrend

13:07, 03/02/2023

Nuk është gjithmonë e lehtë të vazhdosh me akronimet e reja dhe zhargonet e reja që bëhen virale në platformat sociale.

Shpesh, fjalëve u jepet një kuptim i ri dhe më i fundit është "rimeli", i cili nuk i referohet më furçës me qime që zgjat qerpikët tuaj. Fjala ka marrë një kuptim krejtësisht të ri në TikTok, i cili ka një gjuhë të vetin: "Aglospeak".

"Rimeli (mascara) i referohet të dashurit romantik të dikujt dhe përdoret me hashtagun  #MascaraTrend si kod për të përshkruar marrëdhëniet.

Për shembull, një përdorues TikTok bëri shaka: "Rimeli im e nguli shkopin në një tub tjetër"!!!

Një tjetër tha: "Një rimel që më ka pëlqyer shumë, përfundoi duke m'i dëmtuar rëndë qerpikët e mi, kështu që tani kam shumë frikë të provoj ndonjë rimel të ri, sepse nuk mund të duroj që qerpikët e mi të dëmtohen përsëri"!!!

Disa përdorues kanë filluar ta përdorin zhargonin për të diskutuar përvojat e tyre me sulmet seksuale.

“Kur isha 20 vjeçe dhe shtatzënë, u detyrova të duroj "rimelin" tri orë rresht. Tani kam ngjethje kur shoh të atillë, "thuhet në një shembull.

#MascaraTrend aktualisht ka më shumë se 100 milionë shikime, dhe së fundmi fitoi më shumë tërheqje për shkak të një gabimi në internet nga aktorja dhe influencuesja Julia Fox. Një përdorues shpërndau një video duke përshkruar se ai "i dha një herë “rimel” kësaj vajze dhe duhet të ketë qenë aq i mirë sa ajo vendosi që ajo dhe shoqja e saj ta provonin të dyja, pa pëlqimin tim".  Julia Fox kujtoi se ai i referohej grimit dhe komentoi: "E di pse, por nuk ndihem keq për ty lol."

Përgjigja ishte: "Nuk ndihesh keq që jam sulmuar seksualisht"?!!!

Reagimi ishte i shpejtë dhe e shtyu aktoren Fox të hutuar të kërkonte falje, pasi kishte lexuar gabim referencën e këtij TikToker dhe duke mos e ditur se ishte kod për sulm seksual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco