KAFE SHQETO/ ‘La baby-sitter’, komedia që luan me të vërtetat e dashurive të fjetura

14:02, 02/02/2023

Komedia franceze “La Baby- Sitter”  do të vijë në skenën teatrore për publikun. Komedi nga Rene De Oboldia në skenën teatrore e sjell regjisori Vasjan Lami. "La Baby -Sitter", është komedia më e suksesshme e autorit Rene De Oboldia, ku trajtohet problemi universal i marrëdhënieve në çift.

Jeta me të gjithë vështirësitë dhe problemet e saj, si pakuptuar, na bën të harrojmë atë që është më esenciale në marrëdhëniet bashkëshortore, dashurinë!

Teatri Kombëtar shprehet se komedia vjen në skenë për katër net te salla e madhe “ArTurbina”, në mbrëmjet e datave 2, 3, 4 dhe 5 shkurt.

Në rolet e veprës janë Luiza Xhuvani, Genci Fuga dhe Andia Xhunga. Aktori Genci Fuga shprehet se në skenën teatrore do të vijë një shfaqje që nuk duhet humbur, nën regjinë e Vasjan Lamit. 

Të ftuar ditën e sotme për të treguar me shunmë rreth kësaj komedie ishin Genci Fuga dhe Vasjan Lajmi

Intervista e plotë: “La baby Sitter’ është një komedi filmi, elegante pa banalitete. Ne jemi kujdesur që të mos kemi banalitet në shfaqje në mënyrë tendeciozee. Ky është misioni jonë pasi bie ndesh me statusin tonë. 

Shfaqja do të vihet në Teatrin Kombëtare dhe duke pasur parasysh se çfarë detyrash ka Teatri, pra edukimin e spektatorit shqiptar për misionin e tij kemi pasur veti kryesore këtë, ndonëse brenda shfaqjes ka edhe erozitëm. Më lejo të themi që erotizmi këtu është krejtësisht i pastër.

Thelbi i komedisë është drama në çift dhe personazhi kryesor është Genti Fuga. Gjergj Kaçinari është kolona zanore live e shfaqjes. Ne e kemi menduar thjesht këtë pjesë, pra muzika e tij do të shoqërojë të gjitha elementet dramatike në shfaqje.

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco