Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka treguar për aktivitetet kulturore që mund t’i ndiqni këtë vikend.
Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë në Prishtinë të shtunën nga ora 20:00 jepet shfaqja “Club Albania” me regji të Fatos Berishës, e bazuar në librin “Pas Vdekjes” nga Anton Zako Çajupi.
Në Teatrin Adriana në Ferizaj, të shtunën nga ora 20:00 mund të shihni shfaqjen “Në Det të Hapur”, me regji nga Besim Ugzmajli.
Filharmonia e Kosovës, të dielën do të mbaj koncertin e radhës. Në Sallën e Kuqe, Prishtinë do të interpretohen “Nga Bota e Re” e Antonin Dvorakut, “Koncerti i Aranjuezit” e Joaquin Rodrigos dhe premiera botërore “Koncert për Kitarë” e Kreshnik Aliçkajt. Koncerti do të dirigjohet nga Maayan Franco, dirigjent izraelito-gjerman dhe solist i mbrëmjes në kitarë do të jetë maestroja Petrit Çeku.
Në Muzeun e Burgut të Prishtinës gjatë ditës së shtunë mund të vizitoni ekspozitën “Burgu i Idealit”, e cila sjell tekste historike, fotografi, ilustrime, video materiale e intervista me rrëfime, krijimtari artistike të burgut si piktura e vjersha nga ish të burgosurit, emrat e mbi 9000 të ish të burgosurve politik shqiptarë në këtë dhe burgje të tjera të Kosovës.
Në Galerinë 17 është e hapur ekspozita “PËRPARA”. Me Ilir Bajrin si ndërmjetësues kreativ dhe pjesëmarrje të artistëve/eve, Viola Rrecaj, Stephanie Rrizaj, Dren Suldashi dhe Ermir Suldashi, Laureta Hajrullahu dhe Arian Randobrava, Armend Xhaferi e Art Lokaj.
© SYRI.net