Drejt menaxhimit të integruar të qendrës historike të Prishtinës

Drejt menaxhimit të integruar të qendrës historike të Prishtinës

15:35, 25/01/2023

Gjetjet e para të studimit të fizibilitetit drejt Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës, janë duke u diskutuar nga përfaqësues të MKRS dhe MMPHI, Kuvendit të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe OJQ-ve. 

Anëtarët e grupit punues po shqyrtojnë analizën mbi gjendjen aktuale të Qendrës nga perspektiva e strukturës urbane, kornizës ligjore dhe kufijve të qendrës historike. 

Projekti “Studimi i fizibilitetit dhe plani i menaxhimit për qendrën historike të Prishtinës” synon të integrojë trashëgiminë kulturore në një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e kryeqytetit. Ai financohet nga MKRS dhe mbështetet nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco