Si sot, më 23 janar 1946, u arrestua Musine Kokalari

Si sot, më 23 janar 1946, u arrestua Musine Kokalari

12:14, 23/01/2023

Më 23 janar 1946, u arrestua Musine Kokalari, një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, që do të spikaste që në moshë të hershme për veprimtarinë e saj politike dhe letrare.

Në vitin 1939, ende në auditor, botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë”.  Në vitin 1943, së bashku me një grup intelektualësh, themeloi Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Në vitin 1944, pas botimit të librit të saj të dytë “Rreth vatrës”, do të niste një kalvar përndjekjeje për familjen e saj.  Më 12 nëntor të atij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më pas, do të arrestonin edhe Musinenë, e cila u mbajt në burg për 17 ditë.

Si sot, me 23 janar 1846, shkrimtarja Musine Kokalari u arrestua për së dytë nga forcat e Mbrojtjes së Popullit dhe u dënuar me 20 vjet heqje lirie.

Dokumentat arkivore pasqyrojnë se ajo ishte në ndjekje nga policia politike qysh prej shtatorit të vitit 1945. Qysh prej dhjetorit të vitit 1945, Musine Kokalari ishte ndjekur nga policia sekrete në 24 orë në 7 ditë të javës.

Musine Kokalari ishte vetëm 28 vjeçe kur u gjend si e pandehur në sallën e gjyqit komunist ku do të vendosej për pjesën e mbetur të jetës së saj.

Si ndëshkim shëmbullor për “aktivitetin e theksuar kundër pushtetit popullor” gjë për të cilën akuzohej ajo u dënuar me 20 vjet burg, nga atë cilat 16 i kaloi ne burgun e Tiranës ndërsa 5 prej tyre do t’i kalonte në internim në një kantier ndërtimi në Rrëshen.

Në vitin 1981 u sëmur rëndë dhe pas dy vjetësh ndërroi jetë. Në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Më poshtë, një letër e Kokalarit drejtuar Hoxhës, të cilit i kërkonte shqyrtimin e internimit të saj dhe kthimin e dorëshkrimeve të saj folklorike. Në foto, paraqitet Kokalari me Drita Kosturin, ish-bashkëstudente e saj në Romë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco