Të pasionuarit ndaj aktiviteteve kulturore kështu mund ta kalojnë vikendin

Të pasionuarit ndaj aktiviteteve kulturore kështu mund ta kalojnë vikendin

17:39, 21/01/2023

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës vazhdon të jetë e hapur ekspozita “Dhomë për Kujtime të Pabëra” e artistit Luan Bajraktari, kuruar nga Hana Halilaj. Ekspozita prezanton një vepër të komisionuar me autor Luan Bajraktarin, i cili e tjetërson galerinë në një dhomë dite ndërtuar me orendi dhe pajisje shtëpiake të vjetra. Duke u bazuar kryesisht në shëmbëlltyrën e shtëpisë së fëmijërisë së vet, autori krijon një mjedis tipik shtëpiak përmes ndërhyrjeve arkitekturale dhe të dizajnit të brendshëm. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 janar.

Filharmonia e Kosovës më 20 janar në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti do të japë koncertin “Frymë” të dirigjuar nga Baki Jashari, Lirjona Sylejmani dhe Hajrullah Syla. Program ky i “Filharmonia në lëvizje” që ka filluar vitin e kaluar dhe vazhdon edhe këtë vit në të gjitha qytetet e Kosovës.

Në Galerinë e Arteve në Gjilan mund të vizitoni ekspozitën “Peneli i Flakës 2023”, ku janë prezantuar punime të përzgjedhura të mbi 60 artistëve të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria e Lugina e Preshevës, me punime si në pikturë, skulpturë, grafikë, instalacione, e teknika të tjera të kombinuara. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 31 janar.

Në Muzeun e Burgut të Prishtinës gjatë ditës së shtunë mund të vizitoni ekspozitën “Burgu i Idealit”, e cila sjell tekste historike, fotografi, ilustrime, video materiale e intervista me rrëfime, krijimtari artistike të burgut si piktura e vjersha nga ish të burgosurit, emrat e mbi 9000 të ish të burgosurve politik shqiptarë në këtë dhe burgje të tjera të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco