'Mos hyni vetëm në ashensor me Plaçido Domingon': Ylli i operas akuzohet sërish për sulm seksual

'Mos hyni vetëm në ashensor me Plaçido Domingon': Ylli i operas akuzohet sërish për sulm seksual

10:08, 18/01/2023

Këngëtari spanjoll i operës me famë botërore, Plácido Domingo, është sërish në telashe lidhur me pretendimet e reja për ngacmime seksuale.

Gruaja e paidentifikuar që qëndron pas akuzave është një ish-kolege e tenorit dhe 'gruaja e parë spanjolle' që pretendon se ka pësuar sulm seksual nga tenori, duke pretenduar se sjellja e tij ishte e njohur gjerësisht në botën e operës dy dekada më parë.

Këngëtarja anonime spanjolle thotë se ylli i operës u përpoq ta puthte dhe ta prekte në fillim të viteve 2000. Duke folur në programin “La Sexta’Salvados”, ajo tha: "Një nga gjërat e para që ju thonë është të mos hyni në ashensor vetëm me Placido Domingon".

Gruaja dha detaje për dy incidente të veçanta.

Në të parën, xhepi i saj i pasmë i pantallonave ishte tema kryesore. "Ai më bëri një pyetje shumë të çuditshme para të gjithëve. A mund ta fus dorën time në atë xhepin tuaj të bukur?" tha ajo për programin.

"Çfarë më tha më bëri të më trazohej stomaku. Nëse do të kisha thënë jo, do të kishte pasoja. Nuk dua as të mendoj se çfarë mund të ndodhte po të thosha po," shtoi ajo.

"Në errësirë, Plácido më puthi në gojë dhe nuk mund të shpëtoja"

Incidenti i dytë i dyshuar ndodhi kur ata po interpretonin së bashku në skenë dhe dritat ishin fikur për të shënuar fundin e aktit.

"Kur u bë errësirë,  Placido erdhi pranë meje dhe më puthi në gojë. Ishte një puthje që as që e pashë të vinte dhe kështu nuk munda të shpëtoja. Nuk doja të puthesha. Akti kishte përfunduar , muzika kishte pushuar dhe perdja po ulej. Nuk kishte asnjë justifikim."

Ajo tha se kishte pasur shumë frikë të fliste për shkak të pasojave të mundshme për karrierën e saj, por gjeti guxim pasi të tjerët dolën përpara.

Viktima e supozuar foli për gratë që kishin folur dhe pretenduar për ngacmime të ngjashme seksuale nga Domingo, gati katër vjet më parë. "Mendova se sa të guximshme ishin," tha ajo. "Është diçka për të cilën dihet në botën e operës: një nga gjërat e para që ju thonë është: "Mos hipni në ashensor me Plácido Domingon."

Përfaqësuesit e tenorit nuk iu përgjigjën një kërkese nga Reuters për koment mbi akuzat e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco