Në Kino Armata në Prishtinë është mbajtur ceremonia përmbyllëse e “Art Without Limit International Film Festival”

Në Kino Armata në Prishtinë është mbajtur ceremonia përmbyllëse e “Art Without Limit International Film Festival”

12:03, 06/12/2022

Përgjatë tri ditësh, ky festival ofroi për publikun aktivitete të shumta, si shfaqje të filmave, performanca muzikore, diskutime dhe program të veçantë për fëmijë, ndërsa u përmbyll me ndarjen e çmimeve për kategoritë e caktuara, përcjell Syri.net Kosova.


Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, zëvendësmbasadorja e Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex , diplomatë të huaj dhe vendas, përfaqësues të organizatave të huaja dhe vendore, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, media dhe artëdashës.


Ministria e Kulturës është një nga mbështetësit e “Art Without Limit International Film Festival”, festival ky që u kushtohet personave me aftësi të kufizuara.

Të gjithë filmat pjesëmarrës ngërthejnë në vete tregime për personat me aftësi të kufizuara, ku përmes filmave shpalosen ngjarje e histori inspiruese duke përçuar mesazhe pozitive
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco