U kritikua që është punuar dobët, ja sa kushtoi skulptura e Faik Rexhepit

U kritikua që është punuar dobët, ja sa kushtoi skulptura e Faik Rexhepit

10:28, 06/12/2022 Nga Albulena Hajrizi

Me datë 28 nëntor u vendos në shesh si simbol i rezistencës skulptura e Faik Rexhepit, i cili 32 vite më parë zgjodhi një mënyrë të veçantë për të protestuar kundër regjimit serb, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo skulpturë u komentua shumë, por jo për të mirë, ideja artistike u përkrahë nga opinioni por jo edhe mënyra e realizimit.

Gazetari Halil Matoshi, ka thënë se ideja për vendosjen e skulpturës së Faik Rexhepit në Prishtinë është kreative, por është e punuar dobët.

Matoshi në Facebook ka shkruar se e “trishton fakti se askush ma s’flet për shije estetike e shpirtin e qytetit!?

"S’luej vendi!

(Kritikë një ideje kreative)

1.

Faik Rexhepi, preshevari i qëndresës kosovare, simas historisë së dokumentueme nga Maestro Hazir Reka e ka siguru përjetësinë, në sheshin atëherë qëndror të Prishtinës dhe në mbamendjën e shqiptarëve të Kosovës.

Por, Prishtina asht kryeqytet dhe për shtatoret e saj, duhet konkurse ndërkombëtare, i ndershmi Prefekt, Përparim Rama, e jo t’u lihen studentave dhe amaterëve, megjithë vullnetin e mirë dhe idenë e bukur!

2.

Skulptura asht dobët e realizume si në përmasa anatomike, portretizimit, ashtu edhe në aspektin e vlerës estetike dhe duhet nji ditë të zëvendësohet!

E për me e vlerësu veç sy duhet me pasë, jo shumë edukim estetik! 

3.

Sëdyti, ideja e lidhjës së njeriut me tokën dhe me nji Atdhe e nji njeri qi ka qindrue e që u flet tana kohëve: s’luej vendi!, asht universale dhe ndjenjë sublime, kështuqë diku duhet me e vu nji shënim (nashta në Guidën e Prishtinës ose në katalogjet e monumenteve?) me nji fjali përshkruese të ngjarjës e sidomos me emnin e personazhit, datën e ngjarjës reale dhe emnin e autorit të fotografisë, Hazir Reka, falë të cilit asht kriju kjo histori lirie!

4. 

“Njeriu kambkryq para Grandit”, kështu e njohin qytetarët Faik Rexhepin dhe kështu pa pllakë e emër do t’i plakë kohnat (laudatio për idenë kreative të autores), por historia e tij duhet të multiplikohet!

P.S.

Më trishton fakti se askush ma s’flet për shije estetike e shpirtin e qytetit!?", ka shkruar Matoshi.

Skultptura ‘Këmbëkryq' ëshë realizauar nga Eliza Shala me mbështetje nga Drejtoria për Kulturë.

Komuna e Prishtinës për Syri.net Kosova ka njoftuar se kjo skulpturë ka kushtuar 8.000 Euro, në kuadër të thirrjes publike “Art në hapësira publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco